Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Nuk duhet ushtruar presion mbi gjykatën opozita të dalë me një kandidat në zgjedhje


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, deklaroi se nuk duhet të ushtrohet presion mbi gjykatën për vendimin që do marrë për çështjen e legjitimitetit të partisë më të madhe të opozitës.

Tabaku theksoi se vendimi duhet të bashkojë PD-në dhe zgjidhja duhej të ishte politike.

Sipas saj, opozita duhet të dalë me vetëm një kandidat në zgjedhjet lokale.

“Nuk kam komentuar asnjëherë vendime gjykatash. Për mua, mendoj se kjo ka nevojë për zgjidhje politike dhe shpresoj që të vijë përtej këtij vendimi të gjykatës. Më duket e pandershme për demokratët që debatet për një çështje që vijon të na ndajë, duhet të vendosim interesat e demokratëve së pari dhe të dalim me kandidat të përbashkët dhe asnjëri nga ne s’duhet të ushtrojë presion mbi gjykatën. Dua ta konsiderojë si vendim për të bashkuar PD. Përtej vendimit të gjykatës, duhet zgjidhje politike për PD. Opozita duhet të dalë me 1 kandidat, duhet të jetë e gjitha e bashkuar kur kemi kaq shumë përqendrim pushteti e përdorim burimesh shtetërore, sa kohë të kemi mundësi e hapësirë do të punoj në këtë drejtim”, tha Tabaku.