Erion Alibej ka refuzuar të japë dëshmi para të GJKKO-së lidhur me vrasjet e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt.
Alibej ishte thirrur në cilësinë e të pandehurit e dëshmitarit lidhur me vrasjen me thikë të Regis Runajt pranë varrezave të Elbasanit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.
Alibej tha se do fliste në një momenttë dytë, për shkak të një problemi familjar.
“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar.” – ka thënë gjatë seancës Alibej.
Pak ditë më parë policia arrestoi kunatin e Alibejt, Arben Spahiu dhe një person tjetër.
Ata akuzohen se kanë lidhje me një makinë tip ‘BMW X6’ të gjetur në një magazinë të braktisur, brenda së cilës u gjetën armë zjarri e mjete të tjera që dyshohet se do përdoreshin në një atentat.