Vendosni fjalën kyçe....

Biden fton Osmanin në Samitin e dytë për Demokraci


Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e dytë për Demokraci.

Samiti do të mbahet më 29-30 mars në formatin virtual, me mbi 100 vende pjesëmarrëse.

Ky samit është themeluar me iniciativë të presidentit Biden dhe edicioni i parë është mbajtur në dhjetor të vitit 2021.

Kosova është ftuar edhe në herën e parë.

Sipas Presidencës së Kosovës, Osmani është zgjedhur në mesin e dhjetë liderëve folës në seancën plenare, në të cilën do të diskutohet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile.

Në këtë takim, sikur edhe në të parin, do të diskutohet për rëndësinë e demokracisë dhe se si shtetet të adresojnë më së miri sfidat globale.

Presidenti amerikan, Joe Biden, pati thënë në samitin e parë se “bota është në vitet e para të një dekade vendimtare për të ardhmen kolektive”./REL.