Dan Hutra, Autori i dyshuar i vrasjeve të ndodhura në Paskuqan ditën e sotme vetëm dy javë më parë ka qenë i dënuar për dhunë në familje.
Për këtë rast ka reaguar Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila thotë se nuk pranoi që të ndryshonte masën “arrest me burg” për Hutrën i cili akuzohej për “dhunë në familje”.
Gjykata thekson se nuk ka informacion se çka ndodhur me rastin në shkallë të tjera të gjykimit.
Reagimi:
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.
Tiranë, 03.01.2023
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM