Një 40-vjeçar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti në punë.
Rreth orës 13:45, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos.
Viktima është identifikuar me inicialet Alket Malaj, 40 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.