Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet në oborrin e banesës një 31-vjeçare në Kamzë


Një 31-vjeçare është vrarë në Kamzë, mesditën e sotme.

Policia bën me dije se viktima është Etleva Kurti, 31 vjeçe e cila është vrarë në oborrin e shtëpisë së saj në lagjen ‘Beslidhja’.

 

Njoftimi i policisë:

 

Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion me të detajuar do të japim në vijim.