Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe është dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO-së.
Ai ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar e do vuajë përfundimisht 3 vjet e 4 muj burg.
Apeli e shpalli fajtor Tushen edhe për akuzën e shkeljes së barazizë në tendera.
Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar ish-zyrtarin socialist për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, duke e dënuar me 2 vite e 4 muaj burg.
Tushe e kishte kryer dënimin e mëparshëm ndërkohë që tani do të duhet të rikthehet në burg, për të vuajtur dënimin edhe me 12 muaj.
Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021 me kërkesë të SPAK lidhur me një tender me vlerë rreth 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm e Bitaj.