Vendosni fjalën kyçe....

Krim i rëndë brenda familjes në Paskuqan, dyshohet për 2 të vdekur dhe 3 të plagosur


Një krim brenda familjes ka ndodhur në Paskuqan të Tiranës mesditën e sotme.

Sipas raportimeve të para, mësohet se shtetasi Dan Hutra është autori i kësaj ngjarjeje i cili ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt familjarëve të gruas së tij, ku kanë mbetur të vrarë 2 persona dhe dyshohet për 3 të plagosur të tjerë.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e këtij krimi të rëndë.