Duke filluar nga data 1 prill paga minimale do të rritet me 6000 mijë lekë dhe do të shkojë në 40000 mijë lekë.
Këtë lajm e bëri të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë.
Ministrja u shpreh se qeveria synon që në tre vitet e ardhshme Shqipëria të mos ketë pagën më të ulët në rajon, por të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe të investimeve.
Aktualisht paga minimale në vend është në nivelin e 34 mijë lekëve.
Qeveria do tu subvencionojë bizneseve koston shtesë të sigurimeve nga rritja e pagës me 40 mijë lekë. Po ashtu sipas ministres në 6 muajt e parë të 2023 do të marrin pagën minimale edhe punonjësit e Ballshit.
‘U mor vendimi për përcaktimin e pagës minimale i cili shkon nga një nivel që është 34 mijë lekë shkon në nivelin 40 mijë lekë. Rritja që sot u miratuar është pra prej 6000 lekësh bruto dhe është 17.6% më e lartë sesa paga që aktualisht është në treg,. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat ashtu edhe sektorit publik. Çdo punëmarrës apo punëdhënës do jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill, e cila do të jetë e reflektuar në muajin maj.
Po ashtu kemi miratuar një vendim shumë të rëndësishëm i cili do të shkojë në mbështetje të sektorit të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit dhe industrisë përpunuese, ku do të subvencionojmë të gjithë elementin e rritje së kostos shtesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore, për çdo punonjës me pagë minimale që janë në listës pagesën e muajit dhjetor. Kjo ndihmë vjen për bizneset që kanë një numër të lartë të punësuarish dhe numër i përafërt i përfituesve të kësaj mase janë rreth 30 mijë persona. Kjo do të jetë një mbështetje për të gjitha subjektet për të mbështetur koston shtesë gjatë gjithë vitit 2023 dhe është një politike që do të ndiqet nga qeveria shqiptare për të gjitha vitet në vijim për të gjitha rritjet e pagës minimale të cilat do të jenë më të larta sesa rritjet normale që kanë qenë të zbatuara gjatë viteve të kaluara.‘ – u shpreh Ibrahimaj.