Partia e Lirisë ka zgjedhur Petrit Sinën si Sekretar për Pushtetin Vendor.
Ai ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës Berat në 2009-2011, Kryetar i Këshillit të Qarkut të Beratit në vitet 2011-2015 e kryebashkiak i Beratit në vitet 2015-2019.
Kreu i PL-së Meta ka theksuar se forca politike që drejton do arrijë rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet vendore të 14 majit për t’ia kthyer pushtetin vendor qytetarëve.