Vendosni fjalën kyçe....

PL: Studentët pjesmarrës nëpër protesta janë intimiduar dhe ngelur nëpër provime nga ‘Rilindja’


Partia e Lirisë ka deklaruar sot se qeveria po tenton “t’u rrëmbejë të drejtën e studentëve për të protestuar”.

Anëtarja e Kryesisë së PL, Anisa Ibraj, në një deklaratë për mediat, u shpreh se studentët, që kanë marrë pjesë në protestat e mëparshme janë intimiduar dhe ngelur në provime.

Ajo vijoi se Rilindja po hakmerret dhe dënon studentët duke i ngelur sepse ka frikë shumë të madhe nga vendosmëria, kurajoja dhe energjia e të rinjve për të reaguar dhe për të mos u pajtuar me situatën e rëndë nëpër universitete.

Deklarata e plotë:

Partia e Lirisë denoncon sot me forcë veprimet e shëmtuara të rilindjes, që kërkon t’u rrëmbejë të drejtën e studentëve për të protestuar.

Rilindja po tregon fytyrën e saj të vërtetë duke i dëmtuar studentët protestues nëpër universitete. Studentët, që kanë marrë pjesë në protestat e mëparshme janë intimiduar dhe ngelur në provime.

Rilindja hakmerret dhe dënon studentët duke i ngelur sepse ka frikë shumë të madhe nga vendosmëria, kurajo dhe energjia e të rinjve për të reaguar dhe për të mos u pajtuar me situatën e rëndë nëpër universitete. Regjimi i Edi Ramës nuk i do dhe nuk i mbështet të rinjtë, por kërkon t’i largojë ata jashtë Shqipërisë për t‘i zëvendësuar me bangladeshas pa zë, pa gojë dhe pa votë.

Por çdo pengesë e rilindjes do të dështoje me turp sepse studentët do të vazhdojnë të protestojnë pa u ndalur si dhe do të ngrenë shumë fort zërin e tyre.  Studentët shqiptarë nuk i tremben aspak as Rilindjes dhe as Edi Ramës dhe do të rezistojnë deri ne fund. Më 14 maj ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim, sepse Shqipëria u përket vetëm të rinjve. Ndaj në 3 mars të gjithë shqiptareëët do të protestojnë edhe për studentët, për pedagogët, për universitetet dhe për t’i thënë jo shpopullimit.