Vendosni fjalën kyçe....

Vasili akuza Ramës, Nikollës e Ballës: Keni marrë peng parlamentin, doni të heshtni opozitën për ‘McGonigal’


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili reagoi ashpër pas vendimit për mospërjashtimin e ministres Spiropali me 10 ditë nga Kuvendi pas kërkesë së opozitës për fyerjen sipas saj ndaj deputetit të PD-së Spaho.

Vasili tha se kryeministri Rama, ministrat e deputetët socialistë po bëjnë çmos për të heshtur deputetët e opozitës për të mos dhënë llogari për ‘McGonigal’.

Ai akuzoi Ramën, kryetaren  Kuvendit Nikolla e kreun e grupit parlamentar të PS-së Balla për marrjen peng të parlamentit.

“Ne kemi pasur një kryeministër gojëpisët që e shndërroi parlamentin në një vatër të mafies, një ministre gojëpise, një parlament që përdor fyerje ku një kryeministër i drejtohet deputeti me palaço, ndërkohë për këta nuk ka dënime, të njëjtin provokim bën edhe Balla i grupit parlamentar të dini se këta janë dhunues të rregullores.

Rasti i fundit me këtë Spiropalin se Don Kishotin e bëri shqiptar tregon më së miri se kush është standardi i tyre këta kanë iluzion që duke eliminuar fizikisht deputetët e opozitës në Kuvend të mos thuhen të vërtetat. Se kur përdor këto standarde nuk ke më fytyrë por ke surrat kjo erdhi qe Edi Rama të fshihet në vrima për të mos dhënë llogari për aferën McGonigal, për të mos parë në sy atë që bërë zyrën e kryeministrin çerdhe mafioze. Treshja Rama, Nikolla, Balla janë nën akuzë publike për marrjen nën kontroll të parlamentin votojnë si duan por kanë vetëm një objekt dhe një turi, mafien, oligarkët ndaj dhe protesta në parlament dhe kudo janë kanë vetëm një objekti rikthim të ligjit, vendimin për shpalljen e Spiropalit me etikë të jashtëzakonshme është standardi i Rilindjes” – tha Vasili.