Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja dhe plagosja e trefishtë, ILD urdhëron verifikimin për çështjet ndaj Dan Hutrës


ILD. Artur Metani (majtas), Dan Hutra, autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë (djathtas)

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka reaguar për 3 vrasjet dhe 3 plagosjet e ndodhura ditën e sotme me autor të dyshuar Dan Hutra si dhe deklarimet publike se ai është liruar nga drejtësia pasi ishte me arrest me burg për dhunë në familje si dhe i dënuar më parë për vrasje.

ILD ka urdhëruar verifikimin nëse ka përgjegjësi disiplinore nga magjistratët për trajtimin e çështjeve ndaj Dan Hutrës.

Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.

Siç ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve”-deklaron ILD.