Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u largua nga emisioni “Open” në TCH sapo në lidhje direkte u fut deputeti demokrat Flamur Noka.
Balla tha ironizoi se do kthehej në Parlament ndërsa Noka do duhej të ishte në gjumë.
Noka iu përgjigj se Balla iku pasi gënjeu dhe do përballej me të vërtetën.
Debati:
Taulant Balla: Partitë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi apo vende të tjera janë përfituese e një fondi 300 milionë dollarë që Kremlini ka shpërndarë për parti të caktuara në përpjekje për minimin e demokracisë. Më lejoni të bëj konkluzionin. Kemi Putinin në një krahë që ka paguar para për të minuar demokracitë në vendet si Shqipëria, ndërkohë që kemi këtu Sali Berishën i shpallur Non-Grata nga SHBA pikërisht për minimin e demokracisë. I kë në gjumë këta (opozitën).
Flamur Noka: E ndoqa nga fillimi deri në fund. Në politikë të jesh mashtrues, të gënjesh nga mëngjesi në darkë…
Taulant Balla: Zonja Duma unë nuk marr pjesë në debat me ata që shkojnë mbrapa…më duhet të kthehem në sallën e Kuvendit për të vijuar punën. Personi duhet të jetë në gjumë. Mirupafshim!”
Flamur Noka: Ikën ai. E di pse iku ai, se gënjeu dhe tani do përballet me të vërtetën. A e patë ju sot si erdhi Edi Rama pas një muaji presioni nga ana e opozitës. Erdhi dhe çfarë. Do jepte përgjigje, do zhvillonte seancën me debat, po kur qenka kaq i pafajshëm pse ishte sot i zverdhur me hije vdekje dhe nuk iu përgjigj asnjë pyetje që kishim bërë në deputetët e opozitës?