Pasi doli nga seanca plenare, Sali Berisha deklaroi për mediat se protesta e nesërme do të jetë madhështore, ndërsa sipas tij nuk ka aspak të bëjë me vendimin e gjykatës për fatin e vulës së PD.
Berisha tha se vendimin e nesërm nuk mund ta paragjykojë por shtoi se s’ka gjykatës që mund ta pranojë përveç gjykatëses Blerina Muça.
Më tej kreu i PD tha se nuk egziston asnjë bazë ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë.
“Nesër protesta do jetë madhështore. Qytetarët e shohin se kanë të bëjnë me një kufomë të pakallur. S’kam asnjë lloj arsye që të ndërhyj në vendimin e gjykatës. S’ka gjykatës që mund të pranoj palë përveç Blerina Muçës. Ajo e bëri dhe me ndërhyrje të fuqishme të Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Veliaj është një nga kryesorët në aferën e gjobëvënies. Nuk mund të paragjykoj një vendim, i cili nuk ekziston asnjë bazë e vetme ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë”, tha Berisha.