Vendosni fjalën kyçe....

Boçi akuza Nikollës: Po shkelni ligjin, ndani mocionin me debat nga pyetje-përgjigjet ndaj Ramës për ‘McGonigal’


Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që të plotësojë kërkesën e deputetëve të opozitës për të ndarë mocionin me debat për çështjen ‘McGonigal’ nga pyetje-përgjigjet për kryeministrin Rama.

Ai tha se Nikolla vijon ta shkelë ligjin duke i bashkuar çështjet.

“Keni shkelur rregulloren dhe vijoni në mënyrë konseguente që ta bëni këtë.Ne kemi kërkuar mocion me debat, inteerpelancë dhe pyetje-përgjigje. Secila sipas rregullores së Kuvendit duhet të bëhet në seancë më vete ndërsa ju i keni bashkuar këto të treja. Ne kërkojmë t’i ndani veç të ndani inerpelancën me seancën e pyetje-përgjigjeve dhe miratoni komisionin hetimor për çështjen ‘McGonigal’.” – tha Boçi.