Vendosni fjalën kyçe....

Boçi-Nikollës: Thirr Ramën këtu për pyetje-përgjigjet, Ulsiu s’e zëvendëson sot, Spiropali ndoshta


Deputeti i PD-së Luçiano Boçi kërkoi praninë e kryeministrit Rama për mocionin me debat si dhe për pyetje-përgjigjet.

Ai u ngjit në foltore pas largimit të kreut të qeverisë duke i kërkuar kryetares së Kuvendit Nikolla që të thërrasë Ramën për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

“Kryeministri duhet të ishte këtu edhe për interpelancën edhe për pyetje-përgjigjet. Ju lutem shumë ndërpriteni seancën deri kur të vijë kryeministri. Çfarë po bëni ju shoë, gallatë. Ju e dini që kryeministri duhet të jetë i pranishëm në seancë. nëse doni ta quani seancë këtë, kjo nuk është seancë, thirreni këtu të japë përgjigje. Ne debatin s’do e bëjmë me njëri-tjetrin. Ulsi s’e zëvendëson dot, Spiropali ndoshta.” – tha Boçi.