Vendosni fjalën kyçe....

Brryli Brodway zbulon si shefi i Rrugores në Fier u implikua në skema korruptive


Brryli Broadway ka denoncuar se si shefi i policisë rrugore në Fier implikohet në skema korruptive.

Shefi i Rrugores Emin Harrizi ka qenë i denoncuar edhe nga emisioni “Fiks Fare’ dhe u shkarkua nga detyra me akuzën e korrupsionit.

Sipas Brrylit ai i rikthye në detyrë pas ndërhyrjes së Alfred Pezës.

Në denoncim thuhet se efektivi Harizi ve gjoba pa praninë e qytetarëve dhe diskuton heqjen e patentës pasi nuk pranuan kushtet e shefit të rrugores.

“Nuk kemi nga ta përplasim kokën po nuk u hasëm me gjobëvënës. Sot po na mysin trimat me gjoba. Një ndër shefat e policisë rrugore të qytetit të Fierit, ose më saktë arkitekt i gjobave, gjithashtu drejton një rrjet të sofistikuar të gjobave. Emin Harizi. Ky “arkitekt” i denoncuar nga emisioni dikur investigativ “Fiks Fare” u shkarkua nga detyra me akuzën e korrupsionit, dhe sot është në punë përsëri (sepse na paska ndërhy Alfred Peza për rikthimin e Eminit) duke von gjoba pa praninë time apo të çdo qytetari dhe sot po diskutohet që të na hiqet patenta sepse nuk kemi pranuar kushtet e gjobëvënësit Emin. Ore zotëri mendo se sot je me uniformë dhe je i plot fuqishëm të bosh si do ti me ne? Ti je polic, ndërsa unë kom një faqe ku mund të ta nxij jetën deri sa të kem mundësi. Ato radarët nuk i ke pronë që mund t’i përdoresh si mjet gjobëvenie dhe pazaresh. Vazhdon…”-shkruan Brryli Broadway.