Një pasuri me vlerë 150 mijë euro i është sekuestruar një 63-vjeçari në Elbasan pasi dyshohet se ka ardhur prej aktivitetit kriminal.
63 vjeçari i identifikuar si Agron Metaj, ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 3 pasurive me vlerë rreth 150 000 euro, konkretisht:
-një objekt banimi me sipërfaqe 102.6 m2 dhe oborr me sipërfaqe 250 m2, në lagjen “28 nëntori”;
-një objekt shërbimi (lokal) me sipërfaqe 28.4 m2, në lagjen “Haxhias”;
-një automjet tip “Mercedes-Benz S-Class”.
Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.