Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Çështjen McGonigal nuk e hetojmë dot, SHBA do i shkojë deri në fund


Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në kuvend ku po mbahet mocioni për çështjen McGonigal, u shpreh se çështja McGonigal është një e vërtetë që pavarësisht se deputetët e mazhorancës u munduan ta lidhin me çështje të ndryshme në prokurori.

Çështja McGonigal është një e vërtetë që pavarësisht se parafolësit mundohen ta lidhin me çështje të ndryshme në prokurori, dua t’jau kujtoj se e kam bërë prezent në media që vitin e kaluar. Por meqë keni një strukturë të admirueshme për blerjen e mediave dhe e sfumuat.

Me paratë e qytetarëve korruptoi McGonigal dhe institucionet.

Sa më afër fundit të jetë një qeveri aq më pakuptimta janë ligjet që miratohet. Thuhet duhet ndryshuar ligji për të krijuar komision hetimor.” tha Kryemadhi.

Mjafton të shohim emailet që dalin nga zyra e Ramës, dalin emaile të ministrave e drejtorëve të shkarkuar, armiqve të Ramës, por si nuk doli ndonjë email i bashkëshortes apo kunatit të Ramës që fitojnë tendera, si nuk doli TIMS-i vëllai të Ramës?

Ajo u shpreh se edhe pse hetimi i çështjes nuk mund të bëhet nga deputetët, SHBA do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

“Çështjen McGonigal nuk e hetojmë dot, mund të mbajmë fjalime e të ngremë komision hetimor, por SHBA do i shkojë deri në fund.

A i ka dhënë të drejtë për shpime për naftë ruse McGonigal ?

Rama nuk është institucion por sa më shumë zhytet aq më i rrezikshëm bëhet për brezat që do vijnë.

Ai e ka të vështirë të dali nga zullumi ku ka hyri sepse ka thyer të gjitha normat e kornizat që duhet të mbante një njeri në këtë post.

Përdorimi si zyrë private të zyrës së kryeministrit, por vuajtjen do ta ketë shumë të madhe”, ka deklaruar ajo.” tha Kryemadhi.