Vendosni fjalën kyçe....

Masakroi 3 gra e plagosi 3 të tjera. Vrau bashkëshorten në vitin 2007, i dënuar për tentativë përdhunimi, skeda kriminale e Dan Hutrës


Dan Hutra, personi i akuzuar për masakrën e ditës së djeshme, ku tre gra u vranë gjakftohtësisht e tre të tjera u plagosën nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Ai është dënuar për vrasjen e gruas së tij në vitin 2007, Dafina Havalja.

Megjithatë përveç vrasjes së saj, për të cilën ai ka kryer 14 vjet e gjysmë burg. Pas daljes nga burgu në vitin 2022, ai është arrestuar për dhunë në familje në 16 qershor 2022, ndërkohë që ditën e krimit  shtëtiste krejt i lirë dhe i pa mbikëqurur nga askush edhe pse ndaj tij ka pasur herë pas here denoncim për dhunë në familje e kanosje.

Vrasjen e parë Hutra e ka kryer rreth orës 12 e 30 në Kodër Kamëz. Ai qëlloi për vdekje në banesën e ish-bashkëjetueses së dytë Elena Hysa, motrën e saj, 30-vjeçaren Mevlute Hysa sidhe të fejuarën të vëllait të ish-bashkëjetueses, 26-vjeçaren Hasime Dafku.

Nga të shtënat u plagosën nëna e ish-bashkëjetueses Kujtime Hysa si dhe ish-bashkëshortja Elena Hysa. Para masakrës në banesë, paraditen e djeshme Hutra akuzohet se vrau në banesë 31-vjeçaren Etleva Kurti në banesëne prindrëve të saj si dhe plagosi me thikë në zonën e Astirit 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi.

Megjithatë skeda kriminale e Hutrës ndaj grave ka nisur shumë vite më parë. Në vitin 2007, ai vrau në banesë bashkëshorten Dafina Havalja.

Siç u raportua asokohe, ai goditi 2 herë me thikë në zemër bashkëshorten Dafina Havalja, krim për të cilinu dënua fillimisht me 24 vite burg por nga të cilat kreu vetëm 14.5 vite. Para vrasjes së Havaljas, ai ishte dënuar me 3 vite burg për rrëmbimin e tentativën e përdhunimit të kunatës dhe nënës.

ILD-ja deklaroi dje se do nisë verifikimin lidhur me vendimet që kanë çuar në lirimin nga burgu të Hutrës. Ai u ndalua në zonën e landfillit të Sharrës 6 orë pas arratisë.