Kreu i Partisë së Lirisë Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme, të thirrur nga opozita.
Ai shkruan se misioni i popullit të 2 marsit në mbrojtje të Kushtetutës, pavarësisë së institucioneve, shtetit ligjor, demokracisë e pluralizmit vijon.
Meta tha se qytetarët nuk do ndalen deri në largimin e asaj që e quajti bandë që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit e kërkon të shkretojë vendin.
“Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit që tre vite më parë ju përgjigj thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin! Misioni i 2 Marsit vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek ardhmja duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare! Të gjithë së bashku nesër në 3 Mars në mbrojtje të pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës!” – shkruan Meta.