Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Qeveria kërkon ta kthejë vendin në parajsë për mafien ndërkombëtare


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar sot me të rinjtë të cilët i janë bashkuar për herë të parë kësaj partie u shpreh se regjimi i qeverisë në pushtet synon të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin sepse synon të përzërë rininë nga vendi.

Kreu i PL-së ka shtuar se qeveria kërkon të kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e korruptuar të Rilindjes, për mafien ndërkombëtare e atë rajonale.

Kënaqësi e jashtëzakonshme që takohem me të gjithë ju. Jam i lumtur që ju vini sot këtu për herë të parë në një ditë të shënuar për kombin tonë që është 2 marsi, dita e Besëlidhjes së Lezhës. Por është edhe për mua një ditë edhe më e veçantë sepse 3 vjet më parë si president i Shqipërisë, populli i Shqipërisë, që unë e quaj populli 2 marsit, populli i Kushtetutës, populli i dinjitetit, populli i interesit kombëtar ju përgjigj thirrjes time si president në mënyrë të jashtëzakonshme. Në një manifestim për t’ju kundërvënë këtij regjimi i cili synon të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin sepse synon të përzërë rininë nga vendi dhe kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e korruptuar të Rilindjes por jo vetëm për të por edhe për mafian ndërkombëtare, mafian rajonale prandaj nuk kujdesen aspak për të rinjtë dhe të rejat”-deklaroi Meta.