Kryeministri Rama është larguar nga Kuvendi pas fjalës së tij ku ceku 14 herët ku emri i tij përmendet në aktakuzën e prokurorisë amerikane në gjyqin ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Gjatë fjalës së tij ai ironizoi opozitën se e trajton SHBA-në si byrektore, ndërsa i quajti akuzat e saj si kanal ujërash të zeza që kërkon të përfitojë politikisht nga procesi gjyqësor në SHBA.
Rama theksoi se i vetmi i akuzuar në gjyqin në SHBA është ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal dhe se çështja në fjalë nuk ka asnjë lidhje as me shtetin shqiptar, as me qeverinë shqiptare dhe as me atë personalisht.