Vendosni fjalën kyçe....

Seanca e jashtëzakonshme për çështjen ‘McGonigal’, Alibeaj i drejton 30 pyetje Ramës


Deputeti i PD-së Alibeaj i drejtoi 30 pyetje kryeministrit Rama lidhur me mocionin me debat për çështjen ‘McGonigal’.

Ai tha se kryeministri Rama i është fshehur prej dy muajsh Kuvendit për t’u përgjigjur për pyetjet lidhur me çështjen në fjalë.

Alibeaj tha ndër të tjera se kreu i qeverisë do duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve për të qenë transparent me publikun.

30 pyetjet e Alibeajt

“1- Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi?

2- Kush ka qene i pranishem ne takimin e 17 shtatorit 2017, pervec teje, Dorian Duckes dhe McGonigal?

3- Takimi zhvillohej si takim privat apo si takim zyrtar? A u prezantua si zyrtar i larte i FBI, ne ate takim?

4- Perse eshte diskutuar ceshtja e dhenies se licencave te fushave te shfrytezimit te naftes ne Shqiperi mes jush?

5- A keni qene ne dijeni se personi Agron Nezaj dhe Dorian Ducka kishin interesa financiare ne fushen e shfrytezimit te naftes ?

6- A keni marre masa juve qe licenca e shfrytezimit te naftes te mos u jepej personit A dhe B, ne shkelje te ligjit?

7- Cfare masash keni marre pasi gjykata vendosi se leja e shfrytezimit te tre parcelave naftembajtese, qe iu dha nje shoqerie, ishte me shkelje ligjore?

8- A keni bere ju deklarim me ILDKPK per situate konflikti interesi rreth kesaj ceshtjeje? Po ndonje nga ministrat tuaj te kohes qe drejtonte kete sektor?

9- Sa here keni kontaktuar ne telefon, me sms, me email apo mjete te tjera komunikimi apo takime fizike me mikun tuaj McGonigal prej shtatorit 2017?

10- Kush ka qene i pranishem ne takimin qe ke patur me te ne 20 nentor 2017? Cfare keni diskutuar mes jush?

11- Takimi ka qene i natyres private apo zyrtare? A i keni dhene ju informacion McGonigal rreth lobimit ne Usa te nje partie tjeter, te ndryshme nga partia juaj?

12- Cili zyrtar nga zyra juaj (zyra e kryeministrit) i ka dhene informacione Dorian Duckes lidhur me lobimin?

13- Si e shpjegoni ju qe 4 dite me pas, ne dt 24 nentor, McGonigal ka marre nga keshilltari juaj Dorian Ducka informacion per te stisur procedimin penal ndaj lobistit te partise tjeter kundershtare tuajen?

14- Ne dhjetor 2017 keni darkuar me Mcgonigal dhe personin A ne New York. A eshte diskutuar mes jush dhenia e informacioneve tek Agron Nezaj (pervec cfare i ishte dhene Dorian Duckes) lidhur me lobimin e PD?

15- Si e shpjegoni ju qe kete radhe Agron Neza kishte gjetur informacione mbi lobistin e partise tjeter kundershtare me ju dhe ia ka kaluar McGonigal ne dt 4 janar?

16- Keni kerkuar ju ne kete takim, qe McGonigal te nderhynte per te stisur nje ceshtje penale ne USA?

17- Si e shpjegoni qe Agron Neza eshte furnizuar me informacion perseri, kete radhe ne dt 22 janar lidhur me lobistin e partise tjeter, ne funksion te stisjes se ceshtjes penale kunder tij?

18- Cili nga zyrtaret e zyres se Kryeministrit te Shqiperise ia ka dhene kete informacion Agron Nezajt?

19- McGonigal ka qene ne Shqiperi ne shkurt 2018? A e keni takuar? Nese jo, a ju ka informuar keshilltari juaj per takimin qe ai ka patur me te ne Tirane?

20- Ju ka informuar keshilltari juaj se ai po mbeshteste hetimin dhe pyetjen e deshmitareve ne funksion te hetimit te stisur ndaj lobistit te partise tjeter?

21- Ne mars 2018 keni darkuar se bashku me McGonigal dhe Agron Nezaj ne New York. A eshte diskutuar fakti se Agron Nezaj kishte marre informacion nga zyra juaj dhe ia kishte percjelle McGonigal? Po per faktin se Agron Nezaj po mbeshteste hetimin e stisur duke u paraqitur si deshmitar vete ne kete hetim?

22- Cili ishte ish agjenti tjeter i cili ishte duke darkuar me ju?

23- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë nga Agron Nezaj

24- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike?

25- A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar?

26- Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor?

27- Cfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Ducka?

28- Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat?

29- Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal?

30- Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?”