Vendosni fjalën kyçe....

Shteti me popullsinë më të madhe në Afrikë shpall fituesin e zgjedhjeve, opozita i quan të manipuluara


Kandidati i partisë në pushtet Bola Tinubu është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Nigeri, megjithëse grupet opozitare kanë kundërshtuar rezultatet dhe kanë kërkuar një votim të ri.

Komisioni i Pavarur Kombëtar i Zgjedhjeve (INEC), organi që mbikëqyri procesin e votimit, njoftoi të mërkurën se Tinubu kishte marrë më shumë se 25% të votave në 30 nga 36 shtetet e Nigerisë, e cila ishte e mjaftueshme për fitore.

Tinubu, një anëtar i partisë në pushtet të Kongresit të Gjithë Progresivëve (APC) dhe ish-guvernator i shtetit të Lagos, mori mbi 8.7 milionë vota në total, sipas të dhënave zyrtare.

Atiku Abubakar, një ish-zëvendës president dhe rivali kryesor i Tinubu, mori mbi 6.9 milionë vota, ndërsa Peter Obi i Partisë së Punës u rendit i treti me më shumë se 6.1 milionë vota.

Kushtetuta e ndaloi presidentin aktual Muhammadu Buhari të kërkojë një mandat të tretë.

Partia Demokratike e Popullit (PDP) e Abubakar, së bashku me Partinë Laburiste dhe Kongresin Demokratik Afrikan, pretenduan të martën se zgjedhjet e mbajtura më 25 shkurt ishin ‘kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme’ dhe kërkoi që rezultatet të anuloheshin.

“Këto zgjedhje nuk janë të lira dhe ishin larg të qenit të drejta,” u tha gazetarëve në emër të tre partive kryetari i Partisë Laburiste Julius Abure, ndërsa i bëri thirrje kryetarit të INEC Mahmood Yakubu të japë dorëheqjen.

Opozita kritikoi më parë INEC për vonesa të gjata në publikimin e rezultateve nga afro 177,000 qendra votimi, sipas Bloomberg. Organizata përdori një proces të numërimit elektronik në nivel kombëtar gjatë votimit të së shtunës për herë të parë.

Tinubu paralajmëroi kundërshtarët dhe mbështetësit e tij kundër nxitjes së trazirave.

“Është e drejta juaj të kërkoni rekurs ligjor. Ajo që nuk është as e drejtë dhe as e mbrojtur është që dikush të përdorë dhunën”, tha politikani.

“Çdo sfidë ndaj rezultatit zgjedhor duhet të bëhet në gjykatë dhe jo në rrugë.”

Pas fitimit të pavarësisë nga Britania në vitin 1960, Nigeria kaloi nëpër disa grushte shteti dhe një luftë të përgjakshme civile. Së fundmi, kombi prej më shumë se 210 milionë banorësh është rrënuar nga përplaste me Boko Haram në verilindje si dhe është përballur memungesën e parave, karburantit e korrupsionin.