Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Italia po heton ish-kryeministrin Conte për pandeminë, SPAK-u i bën fresk Ramës


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili duke shpërndarë lajmin e mediave italiane për nisjen e hetimeve në Itali për ish-kryeministrin Conte dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Speranza për keqmenaxhimin e pandemisë dhe vdekjen e ndodhura, thotë se SPAK-u i bën fresk Edi Ramës.

Sipas Vasilit, nëse do punonte një ditë të vetme SPAK-u atëherë Rama do ishte në burg për pandeminë.

Italia heton Ish Kryeministrin, ndërsa SPAK-u në Shqipëri i bën fresk Ramës!

Ish Kryeministri italian Conte dhe ish Ministri i Shëndetësisë Speranza nën hetim për Pandeminë!

Akuzohen për keqmenaxhimin e Pandemisë dhe vdekjet e ndodhura.

Po të punonte një ditë të vetme SPAK-u në Shqipëri bazuar në ligj dhe tek interesat e popullit Edi Rama do të ishte me kohë në burg për Pandeminë.

Edi Rama me gjithë palaçot e tij ne qeveri menaxhuan në mënyrë kriminale, propagandistike dhe antishkencore Pandeminë e Covid, që mori jetën e mijëra njerëzve të lënë pa ndihmë shëndetësore, pa mbështetje financiare dhe pa asnjë përkrahje.

Mijëra mjeke dhe infermierë u lanë vetëm, të tradhëtuar, të shfrytëzuar e të keqpërdorur nga Edi Rama dhe sharlatanët përqark tij.

SPAK-u rëndohet përditë me rreshtimin e tij në krah të së keqës dhe kryeministrit si mishërim i kësaj të keqeje.

Çfarë mjerimi kjo reformë në drejtësi dhe sa të mjerë ata që me duar të pista duatrokasin akoma për të”-shkruan Vasili.