Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti hekurudhor në Greqi, konfirmohen 4 viktima shqiptare


Katër shtetas shqiptarë e me origjinë shqiptare janë konfirmuar mes viktimave në aksidentin më të rëndë hekurudhor në Greqi.

Njoftimi është dhënë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë e cila ka konfirmuar edhe identitetin e viktimave.

Personat që kanë humbur jetën janë Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas e Klaudia Lato. Ndërkohë për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar ‘të zhdukur’, pritet analiza e ADN-së.

Njoftimi

“Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato. Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.”