Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet një “vrasës kanibal”, dyshohet se mbante mishin e viktimës së tij në valixhe


Policia ka arrestuar një vrasës të dyshuar kanibal dhe po heton nëse ‘mishi i dyshimtë’ i gjetur në valixhen e tij janë mbetjet njerëzore të viktimës së tij të supozuar.

Begolea Mendes Fernandes, 25 vjeç, u ndalua në aeroportin e Lisbonës pasi mbërriti me një fluturim nga Amsterdami më herët, sipas Daily Mail.

Ai dyshohet se ka vrarë një 21-vjeçar të quajtur Alan Lopes në kryeqytetin holandez të dielën.

Përmbajtja e bagazheve të tij, lindi frikën e detektivëve se mishi mund të ishte njerëzor,i cili  tani po analizohet në një laborator të specializuar.

I dyshuari i mbajtur në aeroportin e Lisbonës ishte në një ndalesë dhe do të hipte në një fluturim për në Belo Horizonte në atdheun e tij në Brazil.

Ai tani është nën arrestimin e policisë në spitalin Santa Maria në kryeqytetin portugez dhe pritet të përballet me ekstradimin në Holandë.

Një zëdhënës i Shërbimit Portugez të Kufijve dhe Imigracionit tha: “Një 26-vjeçar i dyshuar për vrasje në Holandë u arrestua në aeroportin e Lisbonës të hënën. Ai kishte veshur rroba me gjak dhe kishte një pako me copa mishi. “Ai u mbajt në kontrollin kufitar të aeroportit pasi autoritetet dyshuan për ligjshmërinë e kartës italiane të identitetit që ai kishte paraqitur. I dyshuari u arrestua fillimisht për dyshimet se po udhëtonte me dokumente të falsifikuara përpara se të zbulohej më pas se ai dyshohej se kishte kryer një vrasje në Holandë një ditë më parë.”