Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbledh grupin parlamentar: Rama i tmerruar nga PD-ja e forca e saj


Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar që kontrollon.

Takimi vjen një ditë pasi Gjykata e Apelit hodhi poshtë vendimin e Shkallës së Parë duke ia lënë vulën e simbolet e PD-së grupit të kontrolluar nga Alibeaj.

Gjatë takimit Berisha akuzoi kryeministrin Rama, i cil sipas tij është i tmerruar nga  PD-ja e forca e saj.

“Me këtë proces politik, Edi Rama hoqi çdo maskë, ai është i tmerruar nga PD-ja dhe forca e saj. Ai mund të bashkëjetojë vetëm me një fasadë opozitë, një fasadë opozitë e cila i nënshtrohet, pranon të poshtërohet, një fasadë opozitës të cilës i ka marrë peng kryetarin, të cilës i jep urdhra, me të cilën mashtron publikun shqiptar.  Asnjë opozitë tjetër, ai nuk mund të tolerojë asnjë opozitë të vërtetë. Edhe njëherë, vendimi tre ditë para mbylljes së regjistrimeve është dëshmia më flagrante e frikës së tmerrshme që e ka kapur atë nga PD-ja.  Ne pra jemi para një situatë të cilën e kemi parashikuar, se ky është një vendim i paralajmëruar, nga vetë Taulant Balla në parlamentin shqiptar, i paralajmëruar nga Olta Xhaçka e cila i tha ambasadorit të një miku të Edvinit, një javë para që gjykata ka vendosur që vulën të ua japë vasalë, veglave apo shërbetorëve të Edvinit, të ua heq anëtarësisë, të ja heqë PD-së dhe të ja japë Edvinit. Edi Rama një vit e gjysmë më parë, i dha Lulzim Bashës, bravën dhe brava i ngeli në derë të shtëpisë së tij, përsëri vula do të ngelet në turpin më të madh të tij, sepse vula është e anëtarëve të PD-së.” – tha Berisha.