Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama dhe Kim u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale duke mbajtur në krye të saj kufomë politike


Sali Berisha përsëriti sot se vendimi që dha dje Apeli për vulën e PD tregon se Edi Rama është i tmerruar por demokratët janë të pamposhtur.

Berisha tha se , ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale duke mbajtur një kufomë politike në krye që sipas Edi Ramës dhe guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën politike kryesore opozitare.

Berisha duke vijuar akuzat ndaj Kim, e quajti paradoks faktin që përfaqësuesuesja e vendit të madh të lirisë përpiqet me të gjitha mënyrat në shkelje flagrante të Kushtetutës që opozita shqiptare të drejtohet nga një person i financuar nga rusët.

“Ky moment është dëhsmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është edhe segmentet e mafies ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur, ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Edi Ramës dhe guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën politike kryesore opozitare. Ky është paradoksi më i madh, jo për Edi Ramën se është me origjinë xhelatësh, por që përfaqësuesuesja e vendit të madh të lirisë të përpiqet me të gjitha mënyrat në shkelje më flagrante të Kushtetutës që opozita shqiptare të drejtohet nga një person i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky”, tha Berisha.