Sali Berisha ka treguar hapin e radhës që do të ndërmarrë për të fituar vulën e PD-së, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Apelit që u dha dje.
Berisha tha se vendimi në tërësi i juristëve është që vendimi të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë dhe më tej në Gjykatën Ndërkombëtare, por si rregull duhet të ezaurohen gjykatat e vendit më parë.
“Do diskutojmë në mbledhje e forume, por duhet tju njoftoj se vendimi në tërësi i juristëve është që ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. Njerëzit mund të habiten si ta dërgojmë tek Sadushi, do kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi, nuk presim asgjë tjetër se aty është po ky, por ne do ndjekim procedurën në Gjykatën Ndërkombëtare.
Nuk ka ndodhur që në një vend të lirë të shpallet palë ajo që nuk është palë.
Por rregulli për ta dërguar në gjykatë ndërkombëtare Çështjen kërkon të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit.” tha Berisha.