Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vendimi për mënyrën e regjistrimit në zgjedhje merret nesër


Pas mbledhjes së Kryesisë, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij.

Në lidhje me mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha se vendimi do të merret nesër në takimin e Këshillit Kombëtar të grupimit të tij.

Berisha vijoi me akuzat e tij teksa tha se vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara dhe më të paimagjinueshme, për të asgjësuar pluralizmin.

U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga Këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin.

Vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin. E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari.” tha Berisha.