Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i opozitës në Vorë Indrit Hoxha: Do i fitojmë 5 bashkitë e qarkut Tiranë, pakënaqësia ndaj Ramës shumë e madhe


Kandidati i opozitës për Vorën Indrit Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se opozita jo vetëm qëdo fitojë Vorën por të gjitha bashkitë e qarkut Tiranë.

Gjatë një takimi me qytetarët, ku merrte pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë Meta, ai theksoi se pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisjes Rama është shumë e madhe.

Hoxha tha gjithashtu se administrata ka dalë jashtë funksionit duke theksuar se zgjedhjet e 14 majit janë tejet të rëndësishme për mbarë vendin.

“Rama po bën çdo përpjekje të na largojë nga zgjedhjet. Jo vetëm që do të marrim pjesë në zgjedhje, por qarku i Tiranës jo vetëm Vora do të fitohet 5 me 0 nga opozita. Pakënaqësia që ka bërë Rama dhe Rilindja është shumë e madhe. Në qendër të Vorës sot të duket vetja sikur je në Siri. Kanë shembur pallate nuk i dëmshpërblejnë dhe vetëm i sorollatin. Ka një administratë të dalë jashtë funksionit. Sot Edi Rama e ka falimentuar këtë bashki me bandën e tij. Detyra jonë është të shkojmë shtëpi më shtëpi, sepse më 14 maj luhet e ardhmja e Shqipërisë, detyra jonë është të japim alternative dhe të frenojmë shpopullimin. Do koordinohemi dhe do të ngremë shtabet e përbashkëta për të filluar nga puna.” – tha ai.

Hoxha tha më tej se falënderon strukturat e Partisë së Lirisë për mbështetjen e kandidaturës së tij, duke nënvizuar se Bashkia e Vorës që drejtohet nga socialistët është sot simbol i korrupsionit dhe krimit.

“Sot gjate takimit me strukturat e Partise se Lirise , partia aleate e demokrateve ne zgjedhjet lokale te 14 Majit. Dua ti shpreh mirenjohjen time  per mbeshtetjen e pakufishme qe me shprehen sot per kandidaturen time ne Bashkine e Vores. Kjo eshte  nje aleance jo vetem me ta,  por me te gjithe qytetaret e Vores , te cilet meritojne nje bashki qe ka ne qender te vemendjes hallet dhe problemet e tyre. Bashkia e Vores eshte simbol i krimit dhe korrupsionit ne qeverisjen lokale ne Shqiperi. Eshte simbol i  kriminalizimit qe Edi Rama i ka bere Shqiperise. Eshte simbol i njerezev te krimit qe Edi Rama i mori nga trafiqet dhe u dha pushtet. Eshte Simbol i kryetarit ne arrati dhe i denuar per krime. Qytetaret punetor dhe te ndershem te Vores nuk e meritojne kete trajtim qe Edi Rama nepermjet njerezve te inkriminuar u ka bere atyre gjate ketyre viteve. Vora nje qytet me potenciale te medha, vetem 10 km nga Tirana , duket sot si nje vend i nje cepi te humbur te Shqiperise, ku varferia dhe deshperimi eshte ulur kembekryq.” – shtoi Hoxha.