Kina kryeson botën në 37 nga 44 teknologjitë kritike dhe në zhvillim, tregoi të enjten një studim i Institutit Australian të Politikave Strategjike (ASPI). Sipas grupit të ekspertëve të sigurisë, Pekini tani e ka pozicionuar veten si superfuqia kryesore e shkencës dhe teknologjisë në botë.
ASPI’s Critical Technology Tracker mbulon një sërë fushash thelbësore që përfshijnë mbrojtjen, hapësirën, robotikën, energjinë, mjedisin, bioteknologjinë, inteligjencën artificiale (AI), materialet e pwrparuara dhe fushat kryesore të teknologjisë kuantike. Raporti vuri në dukje se në disa fusha, të gjitha 10 institucionet më të mira kërkimore në botë janë të vendosura në Kinë.
Ai zbuloi gjithashtu se një fushë kyçe në të cilën Kina shkëlqen është mbrojtja dhe teknologjitë e lidhura me hapësirën.
“Përparimet e Kinës në raketat hipersonike me aftësi bërthamore thuhet se befasuan inteligjencën amerikane në gusht 2021”, tha ASPI.
Ai tregoi se gjatë pesë viteve të fundit, Kina prodhoi 48.49% të dokumenteve kërkimore në botë me ndikim të lartë në motorët e pwrparuar të avionëve, duke përfshirë hipersonikët.
Studimi, i cili u financua nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, zbuloi se Shtetet e Bashkuara shpesh renditeshin në vendin e dytë në atë garë, megjithëse kryesuan kërkimet globale në llogaritjet me performancë të lartë, llogaritjen kuantike dhe vaksinat.
“Të dhënat tona zbulojnë se ka një hendek të madh midis Kinës dhe SHBA-së, si dy vendet kryesore, dhe të gjithë të tjerëve,” theksoi ai.
“Demokracitë perëndimore po humbasin konkurrencën globale teknologjike, duke përfshirë garën për përparime shkencore dhe kërkimore,” përfundon raporti, duke bërë thirrje për investime më të mëdha kërkimore nga ato qeveri.