Të paktën tre fëmijë u vranë dhe dy u plagosën në një shtëpi në një qytet të shtetit të Teksasit në SHBA, sipas raporteve të mediave lokale.
Ekipet e mjekëve e policia nxituan në banesën ku ndodhi masakra pasi morën një telefonatë rreth orës 16:00. me orën lokale të premten, raportoi transmetuesi lokal KTVT.
WFAA-TV, duke cituar burime, raportoi se personi i dyshuar për sulmin është arrestuar.
Autoritetet nisën një hetim për sulmin, shtuan raportet.