Kreu i Partisë së Lirisë ironizoi kryeministrin Rama pasditen e sotme pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së duke thënë se ‘mund ta marrë atë e ta fusë aty ku i shijon më shumë.
Gjatë takimit me banorët e Vorës bashkë me kandidatin e opozitës për këtë bashki Indrit Hoxha, ai theksoi se manovrat e Ramës me gjykatën tregojnë panikun e frikën e tij nga opozita.
Sipas tij opozita do arrijë fitore dërrmuese në zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Asnjë shqetësim për vulën. Edi t’i gjejë vendin dhe ta fusë ku i shijon më shumë. Nuk i mjafton vula e PS, do të marrë edhe vulën tjetër. Nuk ka shans që me manovra të tilla, të provokojë opozitën. Kjo tregon vetëm panikun e tij sepse e kupton se uragani opozitar është i pandalshëm. Të jeni të sigurt se ne do shkojmë drejt 14 majit me fuqi të trefishuara dhe do t’i japim rilindjes atë mësim që meriton. Është momenti i shkëlqyer për ta dërrmuar Rilindjen. Mjafton të shikoni çehren e Edi Ramës, kur i doli ajo e McGonigalit.
Ky do paguajë që askush të mos guxojë në të ardhmen të shkelë ligjin, demokracinë dhe të cënojë të ardhmen e vendit. Na jepni fuqi që t’ju japim llogari, fuqia është vota, nuk themi që do të bëjmë mrekulli, por buxheti i taksave tuaja do jetë transaparent. Mundësitë për Vorën janë shumë të mëdha sepse Vora është parajsë, është zona më e madhe industriale dhe me pak punë për të tërhequr investitorë serioz, do ketë ndryshime të mëdha. Është një domosdoshmëri e jashtëzakonshme që në 14 maj të votojmë për Indrit Hoxhën.” – tha Meta.