Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Vaun e Dejës, iu bëri thirrje mbështetësve të tij që, ditën e zgjedhjeve të 14 majit, ta kthejnë në referendum.
Ai tha se Rama duhet t’i shuajë shpresat nëse mendon se opozita s’do të marrë pjesë në zgjedhje, duke vazhduar se pushteti aktual vendor është monist dhe diskriminues.
“Por përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka njohuritë më minimale ne jurisprudencë, Rama tregoi panikun e thellë në të cilin është nga zgjedhjet që po vijnë, nga opozita e vërtetë, deligjitimoi tërësisht qeverisjen e vet. Çdo shpresë e tij se opozita do mungojë në 14 maj të jetë qartësisht e shuar për cilindo, opozita do jetë më 14 maj te qendrat e votimit, do i kthejë zgjedhjet e 14 majit në një referendum për pluralizmin në Shqipëri. Kemi një pushtet vendor monist, një pushtet vendor diskriminues e jo transparent”, tha Meta.