Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta po zhvillon një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës.
Midis të tjerave Meta iu tha të rinjve që të mos bëhen viktima të poltikës, sepse askush nuk mund t’i mbrojë interesat e tyre më mirë se ata.
Meta vijoi duke thënë se Rilindja e ka goditur dhe asgjësuar Shkodrën duke i hequr Drejtorinë e Arsimit edhe gjykatat.
“Duke u bashkuar mund t’i imponohen politikës dhe të rinjtë të mos jenë viktimë e kësaj politike siç është sot.
Unë vetë e kam nisur angazhimin politik si student.
Sot bëhet gjithçka për tu vrarë besimi i të rinjve në fuqinë e ndryshimit, për ti bërë të ndjehen sa më të pafuqishëm dhe të gjejnë rrugë të tjera që i largojnë nga vendi e familja edhe pa dëshirën e tyre.
Më mirë se të rinjtë askush nuk mund t’i mbrojë interesat e tyre.
Për ne bashkia e Shkodrës është prioritet dhe kemi besim se do të arrijmë një rezultat spektakolar.
Shkodra është një bashki me traditë të jashtëzakonshme kombëtare e demokratike dhe kam besim se në 14 maj do japë shembullin edhe e vetme në mbrojtje të lirisë e demokracisë.
Rilindja e ka goditur dhe asgjësuar Shkodrën lidhur me rëndësinë e saj, i ka hequr Drejtorinë e Arsimit, Agjencinë e kullimit dhe ujërat. I kanë hequr gjykatat.
E kanë përmbytur në mënyrë sistematike e nuk lajmërojnë banorët kur hapin banorët për shkarkim se nuk duan që sipas ligjit të paguajnë dëmshpërblim
Është e rëndësishme që të japim mesazhin e ndryshimit të jashtëzakonshëm që të rinjtë të kenë besim se mundësitë e tyre janë të pakufizuara që të plotësojnë ëndrrat e tyre në Shkodër.
Besoj shumë se PL në Shkodër do të jetë frymëzim për të rinjtë dhe disa prej jush do jenë edhe përfaqësues e model të rinisë shkodrane në këshillin bashkiak të qytetit.”, tha ai.