Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra protestojnë për problemet ekonomike në Tunizi


Mijëra protestuan në Tunizi të shtunën kundër përkeqësimit të kushteve ekonomike në vendin e Afrikës Veriore.

Protesta masive e thirrur nga sindikata e fuqishme e Tunizisë UGTT vjen në mes të një krize të thellë politike që përkeqësoi kushtet ekonomike të vendit që nga viti 2021 kur presidenti tunizian Kais Saied shpërndau parlamentin dhe mori autoritetin ekzekutiv.

“UGTT nuk do të pranojë asnjë kufizim të lirive në Tunizi,” u tha protestuesve Sekretari i Përgjithshëm i UGTT, Noureddine Taboubi.

Të premten, presidenti tunizian Kais Saied la të kuptohej një komplot për vrasjen e tij.

“UGTT do denoncojë çdo akt dhune dhe do jetë në vijën e parë nëse ka ndonjë komplot për të vrarë presidentin tunizian”, tha Taboubi.

“Ne duam një ndryshim paqësor përmes mekanizmave demokratikë”, shtoi ai.

Shefi i UGTT theksoi se sindikata ‘nuk mbron dhunën dhe terrorizmin’.

Nuk pati asnjë koment nga autoritetet tuniziane mbi deklaratat e Taboubi.

Ndërsa presidenti tunizian këmbëngul se masat e tij kishin për qëllim ‘shpëtimin’ e vendit, kritikët e kanë akuzuar atë për orkestrimin e një grushti shteti.