Vendosni fjalën kyçe....

Një shpërthim karburanti në Indonezi iu mori jetën shtatëmbëdhjetë personave dhe plagosi 60 të tjerë


 

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh në një depo shtetërore të karburantit në kryeqytetin indonezian, në Xhakarta, sipas BBC.

Gjashtëdhjetë persona u plagosën, me shumë djegie të rënda. Qindra banorët që jetonin në zonat e banuara pranë zjarrit duhej të evakuoheshin.

Zyrtarët indonezianë po bëjnë thirrje për një auditim të “të gjitha objekteve dhe infrastrukturës së karburantit”.