Vendosni fjalën kyçe....

OBSH kërkon prova pas deklaratave se Covid ‘rrodhi’ nga laboratori kinez


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar SHBA-së dhe vendeve të tjera, që të nxjerrin informacione mbi origjinën e pandemisë së koronavirusit, duke paralajmëruar kundër spekulimeve të pabazuara dhe ‘politizimit’ të çështjes. Lëvizja vjen pasi Uashingtoni pretendoi se patogjeni ‘me gjasë’ kishte rrjedhur nga një laborator kinez.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus foli gjerësisht për nevojën për të identifikuar pikën përfundimtare të fillimit për krizën globale shëndetësore gjatë një konference për media të premten, duke e quajtur atë një ‘detyrim shkencor’ dhe ‘moral’.

“Nëse ndonjë vend ka informacion në lidhje me origjinën e pandemisë, është thelbësore që ai informacion të ndahet me OBSH-në dhe komunitetin shkencor ndërkombëtar,” tha ai, duke vënë në dukje se kishte qenë në kontakt me zyrtarët kinezë për këtë çështje kohët e fundit.

Drejtuesja teknike e agjencisë Covid-19 – Maria Van Kerkhove, një epidemiologe e sëmundjeve infective,  deklaroi gjithashtu se OBSH kishte kontaktuar me ambasadën e Uashingtonit në Zvicër për më shumë informacion mbi origjinën e Covid-it, pasi drejtori i FBI-së Christopher Wray pretendoi se virusi ‘ka shumë të ngjarë’ të ketë shpëtuar nga një laborator kinez në komentet për Fox në fillim të kësaj jave.