Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Të hënën regjistrohemi për zgjedhjet e 14 majit


Përfaqësuesi ligjor i PD-së të grupit të Alibeajt, Indrit Sefa, deklaroi se të hënën partia doregjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

Ai e bëri deklaratën teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në Neës24, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Sipas tij, vendimi i Apelit ishte i pritshëm ndërsa shtoi se drejtuesit e partisë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët e kandidatë fitues për zgjedhjet lokale dhe të lënë mënjanë interesat personale.

“Gjykata mori një vendim të drejtë. Ajo nuk e trajton çështjen politikisht, por juridikisht. Nuk merret me mbështetjen ose jo, por me faktet. Procedura e zgjedhjes së Kuvendit është jashtë statutore. Aktet procedurale të bëra në atë Kuvend janë në kundërshtime dhe me vetë aktet që ato kanë miratuar. Nuk kemi asnjë kërkesë që Berisha të regjistrohet si kryetar i PD.

Është një ngatërrim i jashtëzakonshëm për opinionin publik. Vendimin e djeshme nuk e quaj triumf, por moment reflektimi për t’i treguar demokratëve që elita politike reflekton për të gjetur kandidatët fitues. Duhen lënë mënjanë interesat personale të drejtuesve të PD-së. Le të zgjedhim alternativën më të mirë që do t’i shërbejë qytetarëve. Më 6 mars PD do regjistrohet në zgjedhje, kjo është pak por e sigurt. Pastaj koalicionet e kanë afatin më 16 mars, ndërsa kandidatët deri në 1 prill.” – tha ai.