Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre është talluar pasi ngatërroi emërtimin e Kinës me atë të Rusisë. Gjatë një konference për shtyp, ajo po fliste mbi takimin e presidentit amerikan Biden me shefen e BE-së Von der Leyen në Shtëpinë e Bardhë.
Sekretarja e shtypit tha se liderët do diskutojnë ‘punën tonë së bashku për të adresuar sfidat e paraqitura nga Republika Popullore e Rusisë’ ndërkohë që emri zyrtar është Federata Ruse.
Sipas transkriptit zyrtar nga konferenca, Jean-Pierre foli gabim dhe në fakt i referohej Republikës Popullore të Kinës.
Megjithatë, klipi i gafës së Jean-Pierre përfundoi në rrjetet sociale duke nxitur ironi. Dmitry Polyansky, nënkryetari i misionit të Rusisë në OKB, shkroi në Twitter se shteti inekzistent ‘duhet të jetë armik i Emirateve të Bashkuara Amerikane dhe Konfederatës Britanike!’