Shtetet e Bashkuara janë ‘kërcënimi bërthamor’ kryesor në botë, ka thënë Kina, duke akuzuar Uashingtonin se po kërkon të ruajë ‘hegjemoninë ushtarake’ mbi kombet e tjera.
Duke folur me gazetarët gjatë një konference për shtyp të premten, zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Mao Ning iu kërkua të përgjigjet pasi një këshilltar i lartë i sigurisë i presidentit amerikan Joe Biden tha se Shtëpia e Bardhë duhet ‘të investojë për të zvogëluar kërcënimet bërthamore të Kinës’.
“Të quash Kinën një ‘kërcënim bërthamor’ është një pretekst i përshtatshëm për SHBA-në që të zgjerojë arsenalin e vet bërthamor dhe të ruajë hegjemoninë e saj ushtarake”, tha ajo, duke këmbëngulur se Kina ka mbajtur një politikë bërthamore ‘të matur dhe të përgjegjshme’, në kontrast të plotë me atë të Uashingtonit.
“Janë SHBA-të që janë burimi kryesor i kërcënimit bërthamor në botë.” – tha ajo.