Vendosni fjalën kyçe....

“Të falënderoi Olaf për udhëheqjen e fortë” – Biden pret  Scholz, e vlerëson për shkëputjen nga energjia ruse


Presidenti Joe Biden priti kancelarin gjerman Olaf Scholz në Shtëpinë e Bardhë, duke shfrytëzuar rastin për të përsëritur zotimet për mbështetje të pashtershme ushtarake për Ukrainën për ‘për aq kohë sa duhet’.

Megjithatë, përveç retorikës së zakonshme dhe shkëmbimit të kënaqësive, udhëheqësit ndanë pak hollësi nga bisedat e tyre dhe nuk morën asnjë pyetje nga gazetarët.

“Dua të të falënderoj, Olaf, për udhëheqjen tënde të fortë dhe të qëndrueshme”, i tha Biden kancelarit në Zyrën Ovale.

“E kam fjalën sinqerisht. Kjo ka bërë një ndryshim të madh. Ju u ngritët për të ofruar mbështetje  të rëndësishme ushtarake për Ukrainën. Dhe unë do argumentoja se përtej mbështetjes ushtarake, mbështetja morale që ju u keni dhënë ukrainasve ka qenë e thellë.”

Biden përshëndeti gjithashtu rritjen e shpenzimeve gjermane të mbrojtjes dhe vlerësoi Scholz për ‘diversifikimin e burimeve ruse të energjisë’.

“E di që nuk ka qenë e lehtë. Ka qenë shumë e vështirë për ju.”

Scholz nuk e ngriti çështjen e sigurisë energjetike të Gjermanisë në paraqitjen e tij të shkurtër së bashku me Biden të premten, por u zotua se do punojë ‘në hap’ me Uashingtonin për t’i dhënë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet.