Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës protestojnë për tokat që preken nga rruga: Firma nuk ndërton pa firmat tona, duam dëmshpërblim më të lartë


Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për tokat e tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët për javën e disatë kanë dalë në rrugën e Rinasit duke e bllokuar atë. Ata kërkojnë që shteti tu ndryshojë vlerën e shpronësimit pasi sipas tyre toka vlen më shumë se çfarë e ka vlerësuar shteti.

Një nga banorët tha për mediat se pa dakordësinë e tyre nuk zhvillohet rruga dhe firma ndërtuese nuk ka bërë aplikim për tu futur në pronë.

Prona është e shenjtë. Rruga nuk ka leje ndërtimi. Nuk ka alternativë për tu futur në pronat tjera. Firma nuk ka bërë aplikim për tu futur në pronë. Pa dakordësinë tonë, rruga nuk do të zhvillohet. Nuk ka ngelur asnjë artikull që të mos jetë i 3-fishuar. Në 2005 është vlerësuar me 9 euro, sot ka shkuar në 4 euro. Juristët ndaj nuk e dinë, unë që nuk jam i fushës i di ligjet. Këtu ka paligjshmëri në të gjitha hallkat dhe institucionet e shtetit.  Ata ofrojnë vlerën e banesave, por jemi në negociata. Ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta. Jam autokton, nuk kam pushtuar toka. Sot vjen një individ që do të marrë rrugën. jetë e kemi ndërtuar në këto prona. Pse duhet të largohem unë nga fshati? për ti plotësuar tekat një individi?”, tha një nga banorët.