Ashtu siç e paralajmëroi gjatë takimit të Këshillit Kombëtar, Berisha ka autorizuar grupin e juristëve të PD-së që kontrollon në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas zyrës së shtypit, juristët do depozitojnë në KQZ dokumentacionin për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.
Megjithatë pak më herët në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u vendos që kandidatët e Rithemelimit të garojnë në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e koalicionit Shtëpia e Lirisë, njësoj si në zgjedhjet e 6 marsit 2022.
“Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri pas pak do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.” – thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Berishës.
Ndërkohë të njëjtën lëvizje pritet të bëjë nesër grupi i Alibeajt, që pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën njoftoi se të hënën do regjistrohetnë KQZ për zgjedhjet e 14 majit.