Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në ditën e zisë kombëtare të shpallur në Shqipëri në nder të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor ka shprehur ngushëllime edhe për familjarët e viktimave shqiptare.
Gjashtë viktima me origjinë shqiptare humbën jetën nga përplasja e trenit të udhëtarëve dhe një treni mallrash në Larisa, Greqi.
Postimi i plotë:
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.
Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike!
Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:
Klaudia Lato
Ifigjenia Micka
Erieta Molko
Ioanis Xhiollas
Denis Ruçi
Pavlin Bozo