Vendosni fjalën kyçe....

Divorci/ Berisha: Basha e Alibeaj s’kanë më vend në PD, kandidatët e tyre janë të Edi Ramës


Grupi i Rithemelimit të PD-së vendosit sot kandidimin në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e koalicionit Shtëpia e Lirisë, nën të cilën garoi edhe në zgjedhjet e 6 marsit 2022.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Berisha akuzoi ish-kreun e PD-së Basha e të besuarin e tij në selinë blu, Enkelejd Alibeaj, si bashkëpunëtorë të Edi Ramës duke theksuar ndarjen përundimtare me ta.

Ai tha se Basha do caktojë nesër Alibeajn si kryetar të PD-së duke nënvizuar se kjo lëvizje nuk ka asnjë bazë ligjore.

“Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet ne faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykates dhe ata ( grupimi Bashes) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. “Brava” ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Neser ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo ska bazë ligjore. Qëllimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund t’i çohet dosja nga e para per larje parash.Nga 720 mijë dollarë, vetëm 25 mijë dollarë kanë hyrë në arkë të PD-së. Ne s’mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk eshte bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorëzuar raportin para 2-3 ditesh.” – tha Berisha.

Ai i quajti kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet e 14majit kandidatë të Ramës duke u bërë thirrje demokratëve që të mos i votojnë.

“Kur hyra në seli i pari që kam takuar ishte ai. U përpoqa, por njësoj. Tani gjërat do marrin vendin e vet. Çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibres që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thene se ‘duhet t’i dëmtojmë në zgjedhje’. Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend në PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. Çdo njeri do ketë të drejtë të dojë ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Ne statut kemi vendos fraksionet. Por ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, ‘jo, ne nuk kemi qenë palë’.” – shtoi Berisha.